Tjetër krim në familje në Shqipëri, burri vret me sëpatë gruan, më pas i jep fund jetës duke u vetëvarur

Aktualitet

Tjetër krim në familje në Shqipëri, burri vret me

Krimi në familje ka goditur serish vendin tonë, këtë herë në Librazhd, ku burri ka vrarë gruan e tij me sepate dhe me pas ka varur veten. 

Mësohet se shtetasi Q.B, rreth 56 vjeç ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, shtetasen M.B, 53 vjeç dhe më pas ka varur veten.

Njoftimi i policisë

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion