E rëndë, 6-vjeçari vritet me armë teksa nëna po e dërgonte me shkollë, arrestohen dy të rinj

Bota

E rëndë, 6-vjeçari vritet me armë teksa nëna po e

Dy persona janë vendosur në pranga në Kaliforni, pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të një 6-vjeçari para rreth një muaji.

Aiden Leos, u vra teksa nëna e tij po e dërgonte në shkollë me makinë, ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar zemërim e hidhërim të madh te të gjithë. Në pranga janë vendosur Marcus Anthoni Eriz 24 vjeç dhe Wynne Lee, 23 vjeç, të cilët u arrestuan në shtëpinë e tyre në Costa Mesa.

“Këto arrestime do lehtësojnë sadopak dhimbjen e familjes, për humbjen e vogëlushit të tyre. Shpresoj që tanimë ata të ndihen mirë shpirtërisht”, u shpreh polici Amanda Ray.

Si ndodhi ngjarja:

Mamaja e Aiden, teksa ishte duke drejtuar mjetin, i ngriti gishtin e mesit një shoferi, i cili i kishte zënë rrugën.

Këtu, ky i fundit nxori armën dhe zbrazi dhjetëra plumba në drejtim të makinës, disa prej të cilave ranë në trupin e 6-vjeçarit.

Ai u transportua nga mamaja me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion