Tiranë/ Hidhet nga pallati ku jetonte, ndërron jetë në vend 44-vjeçari

Aktualitet

Tiranë/ Hidhet nga pallati ku jetonte, ndërron jetë në vend

Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 44-vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim ekstrem, por grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion