"Thyen" banesën në Elbasan, arrestohet një nga hajdutët

Aktualitet

"Thyen" banesën në Elbasan, arrestohet një nga

Policia e Elbasanit ka zbardhur vjedhjen e ndodhur dy ditë më këtë qytet në një banesë.

Përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. B., 32 vjeç, i cili më parë ka qenë i dënuar për vjedhje si dhe po punojnë për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit N. L., 27 vjeç.

Po ashtu, policia ka gjetur edhe pajisjet e vjedhura, të cilat ishin blerë nga një 28-vjeçar, për të cilin nisi procedimi penal.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas denoncimit për vjedhje në një banesë në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan autorët e rastit, kapën dhe vunë në pranga njërin prej tyre, shtetasin E. B., 32 vjeç, si dhe po punojnë për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit N. L., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan.

2 shtetasit, dyshohet se më datë 28.02.2024, kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S.

Shërbimet e Policisë gjetën pajisjet e vjedhura, të cilat ishin blerë nga shtetasi D. K., 28 vjeç. Për këtë arsye, për 28-vjeçarin filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion