Theu masën e Gjykatës, lihet në burg protestuesi i PD-së, mori pjesë në "mosbindjen civile"

Aktualitet

Theu masën e Gjykatës, lihet në burg protestuesi i PD-së,

Protestuesi i Partisë Demokratike, Sokol Bushkolaj nga Kruja është lënë në burg nga gjykata.

Sipas auoriteteve, ai theu masën e sigurisë arrest në shtëpi të caktuar më herët nga gjykata e Tiranës, ku akuzohej për dhunë në protesta të mëparshme, dhe të hënën doli sërish në tubim e hodhi molotovë ndaj forcave të rendit e godinave shtëtërore.

Të hënën ai ndodhej i maskuar me bluzë në kokë dhe ishte një nga protestuesit që hidhte motolotovë e sende të forta tek policsët, dhe jo vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë taktikë, 49 vjeçari nga Kruja kishte kryer edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, ku hidhte molotovë tek forcat e rendit e gazetarët e medias.

Bushkolaj akuzohet për tre vepra penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews

ME TE LEXUARAT