Të ndarë prej kohësh, Ledri dhe Sara tashmë dalin "zbuluar"

Showbiz

Të ndarë prej kohësh, Ledri dhe Sara tashmë dalin

Prej një kohe të gjatë mediat kanë përfolur romancën e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ndërsa asnjëherë nuk morëm një konfirmim për të mbyllur të gjitha aludimet.

E fundit që i vuri kapak “çiftit Vula”, ishte lidhja e re që Ledri filloi me vajzën simpatike Rina Zaiti dhe nuk u deshën shumë kohë për tu fotografuar së bashku gjatë pushimeve në jug dhe së fundmi në rrugët e Londrës.

Tashmë të ndarë përfundimisht, Ledri dhe Sara kanë vendosur mos të ndiqen as në rrjete sociale, por midis tyre do të qëndrojë gjithmonë vajza e vogël Poem Blu.

Prej gati një viti të ndarë, aludimet e para filluan pasi Ledri nuk u pa krah partneres së tij në atë kohë Sarës, gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Në disa dalje televizive të çiftit gjatë kohës, askush nuk dha reagime për njëri – tjetrin duke e lënë situatën “të ndezur” për audiencën.

Të ndarë prej kohësh, Ledri dhe Sara tashmë dalin

Të ndarë prej kohësh, Ledri dhe Sara tashmë dalin

ME TE LEXUARAT