Teza e maturës shtetërore qarkulloi në internet disa minuta pas fillimit të provimit, maturantët: Ishte e njëjta me atë që bëmë

Aktualitet

Teza e maturës shtetërore qarkulloi në internet disa minuta pas

Provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë tashmë ka përfunduar.

Disa minuta pas fillimit të tij rreth orës 10:12 në internet, me shpejtësi, kanë qarkulluar tezat e provimit të maturës shtetërore.

Në pritje të një konfirmimi, pas përfundimit të testimit që zgjati 2 orë e gjysmë,  maturantët thanë se fotot e provimit, i cili qarkulloi në rrjetet sociale ishte i njëjti me atë të cilin ata zhvilluan.

Një gjë e tillë konsiderohet shkelje flagrante e rregullores së Maturës Shtetërore, dhe nëse zbulohet personi përgjegjës, mund të ndiqet penalisht.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion