"Videot mi kanë hedhur fëmijët në TikTok, KLGJ merr sot vendimin për kryegjyqtaren e Elbasanit

Aktualitet

"Videot mi kanë hedhur fëmijët në TikTok, KLGJ merr sot

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet ditën e sotme, 7 qershor për të trajtuar kërkesën e ILD për marrjen e masave disiplinore ndaj kryegjyqtarës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila shkaktoi një debat të madh publik.

KLGJ pritet të marrë një vendim nëse do të pezullojë ose jo gjyqtaren. ILD ka kërkuar fillimisht pezullimin e gjyqtares nga detyra dhe më pas shkarkimin e saj.

Kryegjyqtarja ka pranuar që i ka bërë vetë videot, por ka mohuar t'i ketë hedhur ajo në TikTok. Kryegjyqtarja thotë se i kanë hedhur fëmijët e saj që janë 5 dhe 7 vjeç.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur Kryegjyqtarja kapedani 3 herë që është marrë në pyetje nga ILD.

Një tjetër problem që është konstatuar është fakti që ato janë bërë në ambientet e punës.

Një nga pyetjet që i është bërë kryegjyqtarës është a ka përdorur personel të Gjykatës për të bërë videot dhe përgjigjja e saj është nuk e mbaj mend.

Nga imazhet e publikuara në një reflektim duket që është përdorur sekretarja e saj për të bërë videot e TikTok-ut. Ajo gjithashtu nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse ky rrjet social është çaktivizuar sapo videot janë bërë publike.

Ditën e sotme pritet që KLGJ do vendosë nëse do ta pezullojë nga detyra gjyqtaren dhe nuk dihet nëse gjyqtarja do të marrë pjesë pasi nuk është një kusht i detyrueshëm që të jetë e pranishme, pavarësisht se i është bërë ftesa.

Nëse do të ketë procedim për shkarkimin e saj duhet të jetë me patjetër e pranishme në prani të avokatit ët saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion