Përleshje me thika e me karrige në gjendje të dehur, 9 të arrestuar për plagosjen në Korcë

Aktualitet

Përleshje me thika e me karrige në gjendje të dehur, 9 të

Detaje të reja jane zbardhur nga sherri mes dy grupeve në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës.

Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje.

Nga informacionet e deri tanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjet prerës dhe ka plagosur tre persona.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.

Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Përleshje me thika e me karrige në gjendje të dehur, 9 të

Nente persona të arrestuar nga policia e Korçës deri në këto momente lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal në afërsi të Parkut të qytetit, sherr i cili ka nisur për motive banale, ku janë përdorur mjete prerëse dhe mjete të forta.

Shërbimet e policisë, mbrëmjen e djeshme shoqëruan në komisariat tre shtetas të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro u plagosën me thikë pas një konflikti për motive të dobëta mes dy grupeve. Ngjarja ndodhi rreth orës  21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion