Kthjellime dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për këtë të hënë

Aktualitet
Kthjellime dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për këtë

Vendi ynë e nis muajin shtator nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat kodrinore e malore do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, por pa reshje.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa herë pas here, sidomos në lugina dhe përgjatë bregdetit, pritet të arrijë deri në 8 m/s. Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, 1 deri në 2 ballë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion