Tentuan të kalonin kufirin me teste Covid të falsifikuara, procedohen 10 persona në Rinas

Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me teste Covid të falsifikuara, procedohen

10 persona janë proceduar nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19. Qytetarët do i përdornin testet për të udhëtuar në shtete të tjera, ku është i detyrueshëm tamponi negativ jo më i vjetër se 72 orë. Të gjithë personat e proceduar janë nga qyteti i Shkodrës. Ata akuzohen për falsifikim të formularëve, vulave ose i stampave.

Konstatimi i tyre u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se persona të ndryshëm po përdorin teste të falsifikuara të COVID-19. Nisur nga kjo situatë policia kufitare ka bërë një kontroll dhe verifikim më të hollësishëm të dokumentacionit dhe të testeve.

Për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me testet e falsifikuara, shërbimet e policisë bashkëpunuan dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste. Pas procedimit të tyre nga ana e policisë kufitare të Rinasit, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion