Kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali 36-vjeçari shqiptar, pjesë e bandës grabitëse të vilave dhe makinave luksoze

Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane si pjesë e një bande që kryente vjedhje banesash dhe përvetësim të mallrave të vjedhura, u arrestua pak ditë më parë në Spanjë dhe iu dorëzua autoriteteve italiane në Aeroportin Linate të Milanos. Shqiptari ishte nën hetim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.
Hetimet e kryera nga Skuadra Fluturuese e Milanos dhe koordinimi i Zyrës së Prokurorit Publik zbuluan se banda operonte me plan të mirëorganizuar. Anëtarët identifikonin paraprakisht banesat për t’u grabitur, ndanin qartë rolet mes tyre dhe shfrytëzonin aftësinë për të hapur dyert me çelësa të falsifikuar.
Hetimet nisën nga identifikimi i një automjeti luksoz, që rezultoi i vjedhur, i përdorur nga personat e akuzuar. Vetëm në muajin nëntor 2024, grupit i atribuohen të paktën 12 vjedhje, të zbuluara falë shërbimeve të vëzhgimit dhe analizës së bisedave të përgjuara brenda automjeteve të përdorura nga banda.
Ata vepronin sipas një protokolli të mirorganizuar, që parashikonte identifikimin paraprak të banesave për t’u grabitur dhe një ndarje të qartë të roleve mes anëtarëve, duke shfrytëzuar, ndër të tjera, aftësinë e veçantë për hapjen e dyerve të hyrjes me çelësa të falsifikuar.
Në dhjetor 2024, policët lokalizuan dy prej anëtarëve të grupit në provincën Monza Brianza. I treti qëndroi në arrati për 8 muaj deri në kapjen e tij pak ditë më parë.


