E dhunuan më pas tentuan ta vrasin me armë, zbardhet plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Aktualitet

E dhunuan më pas tentuan ta vrasin me armë, zbardhet plagosja e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 20 gusht 2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallaj, Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik. Konflikti ka lindur për motive të dobëta, konkretisht për parkimin e një automjeti përpara zonës së plazhit të shtetasit A. L., 37 vjeç. Ngjarja filloi me përdorim të sendeve të forta dhe më pas u kalua në përdorimin e armëve të zjarrit që i mbaheshin pa leje.

Si pasojë e përleshjes, shtetasi L. R., 28 vjeç, banues në Kolesjan, Kukës, u plagos me armë zjarri dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• A. L., 37 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”;
• A. S., 18 vjeç, banues në Borakë, Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim:
• A. L., 44 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”;
• S. L., 21 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

E dhunuan më pas tentuan ta vrasin me armë, zbardhet plagosja e
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit të arrestuar A. S., u sekuestruan dy thika, të cilat mbaheshin pa leje dhe do të shërbejnë si prova materiale për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ngjarja ka tronditur zonën dhe tregon rritjen e tensioneve për motive të vogla, ku përdorimi i dhunës dhe armëve të zjarrit ka qenë një pasojë e menjëhershme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion