“Tenderi 1.4 mln euro për 2 km/ Rruga ‘17 Nëntori’ mbetet e papërfunduar, eksperti: Makinat e qytetarëve po bëjnë ngjeshjen

Aktualitet

“Tenderi 1.4 mln euro për 2 km/ Rruga ‘17 Nëntori’
Tenderi prej rreth 1.4 milion eurosh për rikonstruksionin e rrugës “17 Nëntori” në Tiranë ka ngritur shqetësime pas ankesave të banorëve dhe bizneseve për ritmin e ngadaltë të punimeve dhe mungesën e standardeve teknike. Në segmentin prej afro 2 kilometrash, qytetarët denoncojnë mungesën e makinerive dhe praninë minimale të punëtorëve në terren, ndërsa pluhuri dhe trafiku janë kthyer në problem të përditshëm.

Punimet janë fituar nga kompania “Vianex shpk”, ndërsa mbikëqyren nga “Zenit & Co”, e cila ka nënkontraktuar një tjetër subjekt që sipas ekspertëve nuk duket të ketë kapacitetet e nevojshme teknike dhe njerëzore. Projektuesi i rrugëve Romeo Nazarko deklaron se në vend të makinerive për ngjeshjen e rrugës, po përdoren automjetet e qytetarëve, duke rritur rrezikun për dëmtime të mjeteve dhe përkeqësim të situatës në terren.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Tiranës për monitorimin e punimeve, pasi sipas tyre rikonstruksioni po kryhet jashtë standardeve dhe po shkakton kosto shtesë për qytetarët.

ME TE LEXUARAT