Dy plumba pranë zyrës elektorale, PSD reagon për "incidentin elektoral": Nuk ka lidhje me ne!

Partia e Tom Doshit reagoi diten e sotme ne lidhje me incidentin e ndodhur prane zyres se saj elektorale ne lagjen "Ali Demi".
Reagimi i PSD:
Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.
Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet e siguruara dera prej xhami e zyrës elektorale është dëmtuar dhe sipas policisë, dyshohet se është thyer me sende të forta.
Gjithashtu, raportohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.
Incident elektoral? Telefonata ngre në këmbë policinë, "rrethohet" lagja "Ali Demi" në Tiranë, gjenden dy fishekë

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në zonën e Ali Demit në Tiranë, pasi dyshohet për një konflikt.
Burime policore thane se incidenti ka ndodhur prane zyrave elektorale te Partise se Tom Doshit ne zonen e lagjes Ali Demi.
Ne nje reagim zyrtar, policia thote se ne vendin e ngjarjes jane gjetur dy plumba.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka ngritur në këmbë policisë, por ende nuk dihet se për çfarë konflikti bëhet fjalë apo nëse ka persona të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


