Të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri, sekuestrohen dy automjete, me vlerë 120 mijë euro

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen line” dhe ka sekuestruar dy automjte të cilat dyshohet se ishin vjedhur jashtë shtetit dhe ishin trafikuar në vendin tonë.
Sipas njoftimit të policisë u sekuestrua një automjet “Audi SQ8” dhe “BMW”, me vlerë 120 000 euro, të cilat dyshohen se ishin vjedhur në Gjermani dhe në Zvicër.
“Në vijim të veprimeve procedurale: u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. U sekuestrua 1 automjet tip “BMW”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen”, njofton policia.


