Të shtëna me armë te “Cinco Cavalli” teksa performonte Stresi, policia identifikon autorin

Aktualitet

Të shtëna me armë te “Cinco Cavalli” teksa

Në një koncert ku po performonte artisti “Stresi” në ambientet e club-in e natës “Cinco Cavalli” një person ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së datën 1 janarit dhe fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Autori është neutralizuar nga të pranishëm në koncert, të cilët e kanë qëlluar me grushte e gota. Ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.

“Në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, por për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë.

 

 

ME TE LEXUARAT