Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave

Policia Rrugore e Elbasanit ka bërë apel për kujdes nga drejtuesit e automjeteve pas fluksit të madh të makinave gjatë festave të fundvitit.
Ajo kërkon që qytetarët të respektojnë shpejtësinë e lejuar, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuar, për të parandaluar aksidentet dhe bllokimin e trafikut.
Policia Rrugore ka shtuar vigjilencën në akset kryesore si “Qafë Thanë-Elbasan” dhe “Rrogozhinë-Elbasan” për të menaxhuar trafikun e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës, Korçës dhe bregdetit.
Në mbështetje të Policisë Rrugore, janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe Forca Shqiponja të DVP Elbasan, për të siguruar që trafiku të lëvizë pa probleme dhe të shmangen bllokimet e mundshme


