Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)
Lajmifundit
/
9 Korrik 2026, 23:01
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë.


