FOTO/ Ky është Novrus Cenalia, efektivi i "Shqiponjave" që u vra sot në Fier

Ky është Novrus Cenalia, polici i "Shqiponjave" që mbeti i vrarë sot për hakmarrje sot në Fier.
Asllan Mernica dyshohet të jetë autor i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia, në fshatin Bletëz, në Fier. Pas krimit të rëndë, autori ka arritur të arratiset me një makinë tip “Audi”, ndërsa policia ka arritur të gjurmojë vetëm mjetin.

Detajet/ Si ndodhi vrasja për hakmarrje e policit në Fier, e shkuara e të atit e përndoqi
Dyshohet se motiv kryesor i krimit të ketë qenë gjakmarrja, babai i policit disa vite më parë ka pasur konflikt.
Shumë vite më parë dyshohet se I ati edhe ai efektiv policie ka vrarë një person.
Ngjarja ka ndodhur vite më parë në zonën e Hasit, ku dhe familja Cenalia ka jetuar më përpara. Dyshohet se babai i viktimës ka vrarë Sali Harhudhën në Has. Mbetet për tu verifikuar nëse ka patur hetim nga gjykata lidhur me këtë krim dhe çfarë ka ndodhur më tej.
Në momentin e vrasjes, oficeri i “Shqiponjave” ka qenë me uniformë dhe po shkonte të merrte detyrën.
EMRI/ Po shkonte të merrte shërbimin, kush është polici që u vra në Fier

Novruz Cenalia është polici që mbeti i vrarë pas një konlfikti me armë zjarri në qytetin e Fierit. Mësohet se efektivi ishte 28 vjeç.
Policia bën me dije se ai ishte jashtë shërbimit, por në momentin e ngjarjes ishte i veshur me uniformë, pasi po bëhej gati të merrte detyrën.
Vritet efektivi i "Shqiponjave" në Fier, pamjet nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë në fshatin Baltëz të Fierit, vritet një person. Sipas informacioneve, viktima është një polic. Dyshohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit dhe ishte jashtë shërbimit.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa viktima ndodhet i mbuluar me çarçaf.

Njoftimi i policise
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


