Graciano s'përmbahet ndaj Heidit: Kujt do t’i futesh në krevat këtë herë?

Showbiz

Graciano s'përmbahet ndaj Heidit: Kujt do t’i futesh në

Graciano Tagani ka shpërthyer keq mbrëmë ndaj Heidi Bacit, duke i thënë se ‘je për turp, s’ke edukatë, s’ke norma’. Madje ai e pyeti se ‘me kë do shtrihesh, me Fationin, me Romeon?’.

Këto fjalë e kanë rënduar shumë banoren, e cila më pas bëri një bisedë me partnerin e tij, Romeo Veshaj, ku i tregoi çfarë i kishte thënë balerini.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Jam super e rënduar.

Romeo: Pse çfarë pate?

Heidi: Po, ofendime prapë, me zor po e heq këtë ndjesinë edhe njëherë e kupton?

Romeo: Çfarë ndjesish?

Heidi: Shpëlarjet e forta, e kupton? Me zor po e heq. Ofendime, kujt do i futesh në krevat këtë herë.

Romeo: Kur ta ka thënë dhe kush?

Heidi: Graciano.

Romeo: Kujt do i futesh në krevat këtë herë? Në çfarë sensi?

Heidi: Në sensin kujt do i futesh në krevat, Romeos, Fationit, kështu

Më pas Baci shprehet se po i shpifet kjo gjendja me Gracianon dhe Françeska Muratin. Romeo e këshillon që me ‘pak kujdes mund të shmangen gjërat’.

“Unë jam ninxha e shmangies, o nuk është njeri. Unë jam ninxha e shmangies në këtë shtëpi”, i tha Heidi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion