“Të plasi trapi! Bëhu gati për Unazën”- Zbardhen SMS-të që Balluku i dërgon Evis Berberit për tenderin! Ministrja...

Aktualitet

“Të plasi trapi! Bëhu gati për Unazën”- Zbardhen

Në kuadër të një hetimi mbi procedurat e prokurimit për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”, janë bërë publike komunikime të shumta telefonike mes zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të datës 1 dhe 5 tetor 2021.

Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.

Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.

Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.

Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Pjese nga dosja 

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.

Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.

Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.

Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.

Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.

Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.

Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.

Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.

Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”. Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.

Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”./PANORAMA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion