“Te Gzona është bërë shumë ‘nice’”, GJKKO e la në burg, çfarë nxorën përgjimet në telefonin e vajzës së Ilir Beqajt

Aktualitet

“Te Gzona është bërë shumë

Gjykata e Posacme ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cila akuzohet për përfitim të fondeve të BE në kohën kur ishte drejtor i SASPAC.

Ministri ka kërkuar që të lirohet përmes garancisë financiare. Ndër akuzat është faturat fiktive përmes restorantit Gzona, që dyshohet se Ilir Beqaj është pronar faktik i restorantit, ku si provë janë edhe komunikimet e kryera nga punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë për largimet nga puna, siç rezulton nga bisedat e përgjuara, ku administratori G.

Prenga ka kryer me shtetasin V. Prenga.

Gjatë komunikimeve ai shprehet se Ilir Beqaj “i ka të gjitha” dhe “çdo gjë e vendos Ermali”, duke kuptuar kështu se bisedat e komunikimet me personelin e restorantit dhe kontrollin mbi këtë subjekt ai i kryente nëpërmjet Ermal Kurtulajt.

Po ashtu rezulton se edhe familjarët e personit nën hetim, bashkëshortja dhe vajza e tij, në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant.

Në bisedën e bërë në 7 korrik 2023 rezulton se biseda zhvillohet mbi ditën ku kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë?”, ndërkohë kontakti “A.C.” i përgjigjet se:

“Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion