Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, Xhuliano Miho në gjykatë: Jam penduar, e denonciva tri herë në polici

Aktualitet

Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, Xhuliano Miho në gjykatë: Jam

Gjykata e Fierit la në burg Xhuljano Mihon, autor i vrasjes së të riut 23-vjeçar i cili bashkëjetonte me ish-partneren e tij.

Në dëshminë e tij përpara gjykatës, Miho ka thënë se është penduar dhe nuk donte që t’a vriste.

Ai gjithashtu u shpreh se kanë pasur debate të herë pas hershme dhe kërcënime nga viktima.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit.

Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka thënë ai në sallën e gjyqit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion