Tatimet gjobisin biznesin e mishit në Tiranë, fshehu 810 mijë euro të ardhura në 3 vite

Aktualitet

Tatimet gjobisin biznesin e mishit në Tiranë, fshehu 810 mijë

Administrata Tatimore ka gjobitur një subjekt tregtar me produkte dhe nënprodukte mishi në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve rezultoi se kishte fshehur të ardhura në shumën 810 mijë euro gjatë një periudhe 3 vite e gjysmë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimeve u konstatua gjithashtu se biznesi shiste mallra pa faturë. Hetimi u mbështet edhe në analizën e një pajisjeje elektronike DVR që subjekti përdorte në mënyrë të paligjshme, duke i mundësuar evazionin fiskal në vitet 2022–2025.

"Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale në çdo cep të vendit. Në Tiranë, një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, por jo vetëm, u kap me 810 mijë € të ardhura të fshehura për 3 vite e gjysmë dhe mall pa faturë. U bëjmë thirrje bizneseve të zbatojnë ligjin, për të shmangur penalitetet që vijnë si pasojë e moszbatimit të tij.", thonë Tatimet.

ME TE LEXUARAT