Parashikimi i motit për 25 gusht/ Mot i qëndrueshëm, priten reshje shiu në këto zona

Aktualitet

Parashikimi i motit për 25 gusht/ Mot i qëndrueshëm, priten

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, veçanërisht në orët e paradites, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.

Parashikimi i motit për 25 gusht/ Mot i qëndrueshëm, priten

Nga mesdita deri në pasdite, do të ketë alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore lindore të vendit. Në këto zona, priten reshje shiu të dobëta e të herëpashershme, ndërsa në relievet më të larta malore, mund të ketë shtrëngata afatshkurtra.

Parashikimi i motit për 25 gusht/ Mot i qëndrueshëm, priten

Pas orëve të pasdites, kthjellimet do të rikthehen në të gjithë territorin, duke sjellë një mbrëmje të qetë dhe të freskët.

ME TE LEXUARAT