Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistë gjermanë që rrezikuan të mbyteshin

Aktualitet

Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen

Dy turistë gjermanë kanë rrezikuar mbytjen mbrëmjen e së dielës në Qeparo, pasi gomonia plastike me të cilën lëviznin u spostua nga era e fortë dhe u largua nga jahti i tyre.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00, kur turistët, duke parë pamundësinë për t’u kthyer, njoftuan sallën operative të Komisariatit të Policisë Himarë. Menjëherë u organizua operacioni i shpëtimit dhe ata u nxorën të sigurt në portin e Himarës.

Falë reagimit në kohë të autoriteteve, situata u menaxhua pa pasoja për jetën e tyre.

“Ne oren 22: 45 ne zonen e Qeparoit u gjeten dy personat rreth 100M larg bregut te detit me një gomone plastike rreth 2 metra pa motorr, (me lopata) me emrin Timini, te cilët ishin shkeputur nga Jahti personal i tyre me emrin “Tiaman”.

Personat që u shpëtuan nga mjeti lundrues i policisë i kishte marre era e forte dhe e kishin të pamundur të lundronin. U shpetuan Berhard Michael i datëlindjes 12.04.1955 me nënshtetësi Gjermane dhe Ute Dorothea e datelindjes 23.05.1962 me nënshtetësi Gjermane”, sqaron policia.

ME TE LEXUARAT