Taksisti te Garda përplas të moshuarin me biçikletë, niset me urgjencë drejt Traumës

Aktualitet

Taksisti te Garda përplas të moshuarin me biçikletë, niset

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pranë Gardës te liqeni. Një taksi e “Green Taxi” ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Dëshmitarët nga vendngjarja bëjnë me dije se taksia ka qenë me shpejtësi kur ka përplasur të moshuarin, i cili ka ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe ka humbur shumë gjak. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Qytetari 1:Pershendetje, nje aksident i rend ka ndodhur tek ish garda e liqenit. Nje i moshuar Taksisti ka perplasur bicikleten Por taksistet jane te nxituar dhe gjithmon ndodhin keto probleme. I moshuari eshte derguar tek spitali i traumes me ambulance.

Qytetari 2: Aksidenti te garda. Pershtypje më bënë njerzit qe ju afruan me shpejtesi duke i ndenjt afer te koka duke i be video. Po taksia e green taxi. Te aksidentuarit po i dilte gjak nga veshet, shum gjak. Rastisi nje ambulance aty afer dhe e mori te aksidentuarin. Kishin frik ta preknin mjeket, thonin po humbet shum gjak

ME TE LEXUARAT