Takimi me krerët e policisë, Ardi Veliu i prerë: Të rritet efikasiteti për parandalimin e krimeve, ose largoheni nga detyra

Aktualitet

Takimi me krerët e policisë, Ardi Veliu i prerë: Të rritet

I prerë është treguar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve, ku ka kërkuar reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ose në të kundërt do të largohen nga posti që mbajnë.

 Paralajmërimi i Veliut vjen pas regjistrimit të një numri të lartë vrasjes në vend, 9 viktima në 9 ditë.

 Po ashtu kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar rritje t ëreagimit të policisë edhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

 "Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.  

 Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime.  

 Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, ka thënë Ardi Veliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion