Rrogë më e ulët se aktualja, Ramos pranon që të rinovojë kontratën me Real Madrid

Një lajm i mirë vjen për tifozët madrilenë. Mësohet se kapiteni Sergio Ramos nuk do ta mbyllë aventurën me Real Madrid, ai do e rinovojë kontratën. Kjo e fundit, shkruajnë mediat spanjolle, i përfundon me 30 qershor, dhe automatikisht, spanjolli mbetet lojtar i lirë.
Florentino Perez i ka ofruar zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit të ardhshëm dhe do jetë më e ulët si aktualja, për shkak të aituatës së krijuar nga covid-19. Disa herë Ramos nuk e ka pranuar këtë propozim, por së fundmi, gjërat ndryshuan. Mësohet se agjenti i kapitenit, njëkohësisht vëllai i tij, do të takohet këto ditë me Perez për të finalizuar rinovimin.


