“S’pranova të përgjigjem për asgjë”- Monika Kryemadhi jashtë SPAK: Nuk flas më para prokurorëve

Aktualitet

“S’pranova të përgjigjem për asgjë”-

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk do të japë më deklarata para Prokurorëve duke u shprehur se do të flasë vetëm në Gjykatë. Kryemadhi u shpreh se ka firmosur procesverbalin, ndërsa theksoi se në SPAK nuk pranoi të përgjigjej për asgjë.

Monika Kryemadhi: Nuk di gjë për zotin Meta. Nuk u pyeta për gjë, sepse nuk pranova të përgjigjem për asgjë. Të gjitha deklarata e mia do të vazhdohen në gjykatë.

Tashmë, unë nuk flas më para prokurorëve por në gjykatë. Firmosa edhe procesverbalin.

Deklarata e mia nuk bëhen më në Prokurori, vetëm në gjykatë. Para gjyqtarit, nuk jap më shpjegim për asgjë sepse ka të bëjë me që ti të përdorësh deklarata e mia kundër meje.

ME TE LEXUARAT