Eduard Shalsi shkon drejtues politik i qarkut Kukës! Pandeli Majko vjen në Tiranë

Politikë

Eduard Shalsi shkon drejtues politik i qarkut Kukës! Pandeli Majko vjen

Për rreth një orë e gjysmë, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje në selinë rozë me kryesinë e PS dhe drejtuesit politk të qarqeve.

Gjatë kësaj mbledhjeje është marrë vendimi që Pandeli Majko të largohet si drejtues politik i qarkut të Kukësit.

Në vend të tij është emëruar Eduard Shalsi.

Ndërsa Majko, mësohet se do të vijë në Tiranë, e do t’i caktohet një zonë elektorale, ashtu si në rastin e Blendi Gonxhjas që iu caktua zona e Kombinatit.

ME TE LEXUARAT