SPAK do hetojë ’21 janarin’, gruaja e Aleks Nikës: E drejta fiton! Kemi kallëzuar dhe Berishën

Aktualitet

SPAK do hetojë ’21 janarin’, gruaja e Aleks Nikës: E

Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajomonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi.

Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.

‘Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli.

Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë.’- tha Rajonda Nika.

Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, tha se ka një vendim të Starsburgut që thotë se është krim shtëtëror.

‘Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut.’- tha xhaxhai i Alkes Nikës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion