“Është një tragjedi e rëndë”/ Çifti Plaka në Roskovec u vra me armë gjahu nga ish-dhëndri, banorët e fshatit: U shua një shtëpi, ikën në moshë të re

Aktualitet

“Është një tragjedi e rëndë”/ Çifti

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Një 35-vjeçar, Nertil Buzi, qëlloi për vdekje me armë gjahu ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, dhe më pas u vetëvra.

Sot familjarë, miq dhe qindra banorë po i japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, Arben dhe Belere Plaka në varrezat e fshatit.

“Është tragjedi e rëndë, s’kemi çfarë të flasim. Se besonim se do përfundonte deri këtu. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Çfarë të themi më tepër. Edhe familjen e autorit i njohim. Ata kanë pasur shkuarje si krushqi”, është shprehur një ngha banorët e fshatit.

“Duhet t’i kishin rregulluar më para muhabetet. U shua një shtëpi. Nuk ishte gjë e mirë, ikën në moshë të re”, shtoi një tjetër pak para përcjelljes për në banesën e fundit të çiftit Plaka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion