I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili përfshihet në sherr në Durrës, AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili përfshihet në sherr në

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili, dyshohet se është përfshirë në një konflikt në një lokal në Durrës, ku një person mbeti i dhunuar. Ngjarja ka vënë në lëvizje Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur verifikimet për rolin e një efektivi policie të pranishëm gjatë sherrit.

Sipas të dhënave paraprake, Tafili dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Edison Gjuzi, i cili ka deklaruar se është dhunuar gjatë konfliktit. Pas përplasjes, personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

AMP ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë, Leonard Xhamollari i cili ndodhej në ambientet ku ndodhi konflikti. Agjencia po heton nëse polici ka pasur lidhje me Denisin Tafilin apo nëse ka pasur ndonjë rol në favorizimin e tij pas ngjarjes.

Efektivi, gjatë deklarimeve të tij para agjentëve të AMP-së, ka mohuar të ketë lidhje me Tafilin, duke pretenduar se nuk ka pasur marrëdhënie me personin e kërkuar nga SPAK.

Ndërkohë, Edison Gjuzi ka deklaruar se e ka parë efektivin disa herë në shoqërinë e Denisit Tafilit dhe të personit tjetër të përfshirë në konflikt. Për këtë arsye, AMP po analizon edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit person të përfshirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion