Të hënën pezullohet për 4 orë lëvizja në Kakavijë, shkak greva e pales greke

Aktualitet

Të hënën pezullohet për 4 orë lëvizja në

Dega Doganore Kakavijë njofton se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërpritet përkohësisht ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të palës greke.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare) do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga pika kufitare.

Gjatë këtij intervali, të gjitha automjetet do të kenë të bllokuar lëvizjen për shkak të ndërprerjes së shërbimeve nga pala greke.

Dogana Shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë orarit 07:00–11:00 të së hënës.

Autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet e tyre jashtë këtij intervali për të shmangur vonesat dhe pritjet në kufi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion