SPAK dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, arrestohet vëllai i “Rrumit” të Shijakut, kërcënoi drejtorin e spitalit

Aktualitet

SPAK dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, arrestohet

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qytetin e Durrësit.

Burime policore ende te pakonfirmuara bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi i Shijakut.

SPAK dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, arrestohet

Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte.

Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë I vëllai.

Rrumi është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.

Arrestimet

Deri më tani të arrestuar janë Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume si dhe vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’ alias Aleksandër Laho, Vullnet Muça.

Vullnet Muça është shoqëruar në komisariat më datë 20 shtator pasi kërcënoi drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.

Muça kishte shkruar në zurën e drejtorit të spitalit për t’i kërkuar që t’i punësonte mbesën. Ky i fundit ka refuzuar dhe ka telefonuar policinë. Pas telefonatës policia ka shoqëruar Muçën dhe e ka akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.

6 urdhera arresti

Mes urdhër arresteve, një është për Aleksandër Lahon (alias Pëllumb Muharremi) i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, pas dyshimeve për tjetërsim masiv pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.

Urdhra arresti janë miratuar edhe për Vullnet Muçën, Vlash Draxhin dhe Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume.

Ndërkohë SPAK ka siguruar një tjetër masë "arrest në burg" për Astrit Avdylaj, i cili ndodhet në paraburgim për krime të tjera të rënda dhe për Aldo Avdylajn si të dyshuar për vrasje.

ME TE LEXUARAT