SPAK arreston vëllain e deputetit të PS, për tjetërsim pronash në bregdet

Aktualitet

SPAK arreston vëllain e deputetit të PS, për tjetërsim

Arrestohet nën dyshimet për tjetërsim pronash Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së Loer Kume.

Burimet thane se në kuadër të një operacioni të gjerë të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në qytetin e Durrësit, është arrestuar Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume.

Loer Kume mori zyrtarisht mandatin si deputet më 18 shtator, duke u betuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi zëvendësoi një mandat në qarkun e Durrësit.

SPAK arreston vëllain e deputetit të PS, për tjetërsim

Arrestimi i familjarit të tij vjen vetëm pak javë pas hyrjes së tij në Kuvend.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rolin apo akuzat konkrete ndaj Enea Kumes në këtë operacion.

ME TE LEXUARAT