Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”
Lajmifundit
/
2 Tetor 2025, 09:33
Aktualitet

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është paraqitur në GJKKO.
Mësohet se Arbjan Mazniku është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D.
Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë u thirr në seancën në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit nga SPAK.


