Sot seanca në GJKKO/ Pas motrës avokate, Belinda Balluku paraqitet në gjykatë

Aktualitet

Sot seanca në GJKKO/ Pas motrës avokate, Belinda Balluku paraqitet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur personalisht në GJKKO, pasi pritet verifikimi i masës së sigurisë.

Pak më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Balluku shihet teksa hyn në ambientet e gjykatës së Posaçme, duke mos komentuar.

Në GJKKO janë paraqitur dhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion