Aksidenti tragjik në Lushnjë-Tiranë/ U përplas nga një makinë, avokati i njohur humb jetën

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Lushnjë-Tiranë/ U përplas nga një

Mariglen Koçiu, personi që humbi jetën dy ditë më parë në autostradën Lushnjë-Tiranë, rezulton se është avokat i njohur.

Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke reaguar me trishtim për ikjen e tij të parakohshme.

56 vjeçari rezulton se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shtetasi, Lulzim Balilaj.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, avokat Mariglen koçiu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së shtunë. 

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autostrada Lushnjë-Tiranë dhe anasjelltas është një ndër pikat e zeza të aksidenteve në vendin tonë, për shkak se banorët e zonës dhe qytetarë të tjerë që duan të shkojnë nga një anë në tjetrën, nuk zgjedhin mbikalimet, por i kalojnë korsitë në këmbë, duke u bërë burim aksidenti”, njoftoi policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion