Sot 7 Marsi, ‘Dita e Mësuesit’, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe

Aktualitet

Sot 7 Marsi, ‘Dita e Mësuesit’, 136 vite nga krijimi i

Dita e Mësuesit është një festë kombëtare për të nderuar në punën e tyre të gjithë punonjësit e arsimit.

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore.

Kjo ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion