Skandali në Bylysi-Tirana, tifozët tentuan të godasin gjyqtarin e ndeshjes, policia nis shoqërimet e para

Aktualitet

Skandali në Bylysi-Tirana,  tifozët tentuan të godasin gjyqtarin

Blutë e Tiranës kanë reaguar pas ndërhyrjes skandaloze të tifozëve brenda në fushën e gjelbër pas përfundimit të ndeshjes Bylisi-Tirana, ku u tentua dhunimi i gjyqtarëve të ndeshjes. Policia ka nisur shoqërimin e shtetasve të përfshirë në ngjarje.



Rrogozhinë/Informacion paraprak Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT