SKANDAL, tatimi i ri i profesioneve të lira përgjysmon pagat e të vetëpunësuarve
Një situatë skandaloze po ndodh me zbatimin e vendimit të qeverisë për tatimin e profesioneve të lira në vend.
Këtë muaj, këtyre subjekteve ju është dërguar në sistem, fatura e parë e pagesës duke nxitur një pakënaqësi të madhe dhe një irritim të jashtëzakonshëm tek subjektet dhe individët e përfshirë në detyrimin e ri.
Ajo që vihet re, është se një individ i vetëpunësuar, i cili deri tani ka paguar rreth 320 mije lekë në muaj detyrime, sigurime shoqërore e shëndetësore dhe TVSH për rastet kur është i përfshirë në këtë përgjegjësi, është ngarkuar me një përgjegjësi tepër të lartë me detyrimin e pagimit të tatimit të profesioneve të lira.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Konkretisht një prej bizneseve që kontaktoi me redaksinë, tha se të ardhurat mujore si individ, i ka të tilla, në kufirin e 80 mijë lekëve. Prej tyre, 320 mijë lekë paguan cdo muaj TVSH në masën 120 mijë lekë dhe 200 mijë lekë sigurime shqërore dhe shëndetësore. Pjesa që i mbetet është 480 mijë lekë, pra paga minimale nga e cila 50 mijë lekë në muaj paguan kontabilistin që i mban aktivitetin.

Prakikisht invididi i vetëpunësuar që punon gjithë muajin në fund, dërgon në shtëpi 43 mijë lekë të reja, apo 430 mijë lekë të vjetra në muaj.
Kuptohet që kemi në të ardhurat bazë ndërkohë që nga ky muaj, këtij biznesi i duhet të paguajë detyrimin e ri prej 20 mijë lekë të reja në muaj për tatimin e profesioneve të lira.
Habi e madhe, pasi sipas vendimit te publikuar, taksimi per subjektet me xhiro deri ne 16 milione leke, do te ishte 15 per qind. Si baze per llogaritjen eshte marre viti i kaluar duke lene jashte vemendjes pershembull faktin se subjektet nuk kane kete vit te njejten xhiro, per aresyet qe dihen, si rritja e cmimeve, kostove, etj. Megjithate edhe ne kete rast, duket se perllogaritja ka nje problematike e cila veshtire te sqarohet.
Ajo që mbetet për të cuar në familjen e tij ky individ, është as më pak as më shumë, por vetëm 23 mijë lekë.
Me kaq para, personi në fjalë nuk paguan dot as qeranë e një garsoniereje në Tiranë ku cmimi mesatar në treg është 25 mijë lekë të reja.
Këtu po flasim për një shumicë nga ata profesionistë të vetëpunësuar që shesin dijet e tyre dhe ekspertizën që kanë, nuk po flasim për studio e avokatisë që arrijnë fitime rekord të cilat i kishte parasysh qeveria në momentin që vendosi taksimin e profesioneve të lira.
Ata qe mendojne se kjo situate rendon vetem profesionistet e bizneseve te lira, gabohen. Efektet e para do te jene rritje cmimesh nga ata qe do ta vazhdojne aktivitetin dhe mbyllje aktiviteti dhe largim nga vendi nga ata qe nuk e vazhdojne dot aktivitetin e tyre me keto detyrime te reja te pa aresyeshme./lajmifundit.al