“S’ka kafe në ktë orë”, zbardhet dëshmia e kamarierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për t'më dalë në krah…

Aktualitet

“S’ka kafe në ktë orë”, zbardhet dëshmia e

Shtatë persona janë shoqëruar për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.

 

 

ME TE LEXUARAT