Harrojnë përplasjet në distancë, mbreti Charles bën bashkë Ramën dhe Kurtin në Londër

Politikë

Harrojnë përplasjet në distancë, mbreti Charles bën

Teksa pak ditë më parë u përplasën në distancë në lidhje me një protestë që u zhvillua në Tiranë për ish-liderët e UÇK-së, kryeministri Edi Rama është takuar më homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Kryeministri shqiptar shfaqet afër Kurtit, në një pritje për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Londër.

Në foto shihet dhe mbreti Charles i Britanisë së Madhe, që takohet me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti.

Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.

Për herë të parë në këtë format merr pjesë dhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës.

“Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor – një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion