Përplasje mes policisë dhe gazetarëve tek "News 24": Po na marrin dosjet e kompiuterat!

Policia, forcat e ushtrise dhe gazetaret u perplasen mes tyre mbremjen e sotme tek zyrat e News 24.
Gjithcka ka ndodhur pasi televizioni njoftoi se ne oret e pasdites, kamione me targa private dhe focat e policise dhe ushtrise, kishin nisur heqjen e pajisjeve te News 24 nga godina qe kane marre ne kontroll prej tri ditesh dhe po i transportonin diku tjeter.
Kjo ka bere qe gazetaret te rikthehen edhe njehere ne vendin ku protestuan ne mesdite, ne hyrje te godines se televizionit informativ.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojne gazetarin Osman Stafa dhe perfaqesuesin e Shoqates se Gazetareve Isa Myzyraj teksa perplasen me efektivat e policise duke u kerkuar argumentin ligjor dhe dokumentin mbi te cilin po heqin pajisjet e televizionit per ti transferuar diku tjeter.
Polici: Hape rrugën se kam urdhër, po zbatoj urdhrat.
Gazetari Isa Myzyraj: Ti je turpi i Policisë së Shtetit se nuk ke ligj. Ju nuk duhet të zbatoni urdhrat e paligjshëm. Kam respekt për ju se jeni policë, por jeni betuar për të mos zbatuar urdhra të paligjshëm. Ne duam shkresë.
(Policët shtyjnë gazetarët Isa Myzyraj dhe Osman Stafa)
Isa Myzyraj: Çfarë je ti bandit? Mos më prekni me dorë.
Ne postime te ndara, gazetaret Osman Stafa dhe Klodiana Lala kane shprehur shqetesim se marrja e kompiuterave dhe pajisjeve te tjera te punes bashke me dokumentet, mund ti cenoje burimet e informacionit te gazetareve qe kishin ne proces investigime te ndryshme.
Ministria e Ekonomisë: Hysenbelliu ka 2 milion euro qira pa paguar!

Ministria e Ekonomisë, reagoi serish diten e sotme ne lidhje me ceshtjen e News24 duke pohuar se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë.
“Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa).
Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.
Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i Ministrise:
Në vijim të deklaratës publike mbi pasuritë shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, si dhe interesit të shtuar për informacion rreth dallimit mes pronave të Shoqërisë Kayo sh.a. dhe pronës 10/304 të pretenduar nga Shoqëria Panaroma Group sh.a., Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) bën këtë sqarim vijues:
1. Pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.
2. Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.
3. Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike.
Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.
MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale.
Trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor: është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.
MEKI do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.
Sinjali i "News 24" i bllokuar prej tri ditësh, gazetarët protestojnë: S`na lënë të hyjmë në zyra

Gazetarë dhe anëtarë të stafit të News 24, Gazeta Shqiptare, Panorama dhe Balkanweb si dhe kolegë të tyre shqiptarë dhe organizata të medias, protestuan sot, në ditën e tretë të bllokimit të sinjalit të transmetimit të televizionit informativ në ditën e tretë me radhë.
Drejtoresha Anila Jole akuzoi se IKMT qe ka marrë godinën ptrj tri ditësh me ndihmën e policisë dhe ushtrisë, ka nisur sot dëmtimin e infrastrukturës së punës së televizionit.
Ajo tha se News 24 ka qenë zëri i qytetarëve dhe ai zë në ditën e tretë radhazi është shuar nga marja e godinës prej forcave të policisë, IKMT dhe ushtrisë.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Gazetarëve, Isa Myzyraj tha se aksioni qeveritar cënon lirinë e medias dhe të gazetarëve dhe shtoi se News 24 është media e radhës që përballet me goditje të tilla.
Ai bëri thirrje për dialog me qeverinë dhe për zgjidhjen e ccështjes pa cënuar punën e medias dhe sigurinëe gazetarëve.
Neës 24 nuk po transmeton prej tri ditësh në sinjalin televiziv, pasi të shtunën godina u mor nga forcat e policisë për t`iu dorëzuar kompanisë shtetërore të armëve KAYO, sipas një vendimi të qeverisë të marsit të këtij viti.
Nga ana tjetër mediat kanë pretenduar se kontrata e tyre e qerasë ka afat deri në 2033 dhe se marrja e godinës është një veprim arbitrar si pasojë e qëndrimit të tyre kritik me qeverinë.


