Siguronte dhe shiste kanabis në Fier, arrestohet 31-vjeçari. Drogën e kishte fshehur në kavanoza…

Aktualitet

Siguronte dhe shiste kanabis në Fier, arrestohet 31-vjeçari.

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J. Ç., banues në Roskovec.


NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Casus”. Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.

Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
-1 peshore elektronike;
-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
-2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion