Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij dhe një person tjetër

Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari

Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës.

Sipas raportimit të mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një makinë Volksëagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar dhe në sediljen e pasme kishte babain e tij u përplas me fort me një  Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.


Sipas të dhënave të para, një nga automjetet dyshohet se ka kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një motor që po kthehej drejt një stacioni karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Të dy automjetet dolën jashtë rrugës dhe janë sekuestruar nga autoritetet.

Ndërhyrja e shpejtë e emergjencës 118 nuk i shpëtoi jetën fëmijës, i cili ndërroi jetë në vend. Në aksident u plagosën babai i tij, me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio, si dhe drejtuesi i makinës tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët e kompanisë së San Lazzaro di Savena, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar me detaje dinamikën e aksidentit. Por paraprakisht raportohet se fëmija që ndodhej në sediljen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion