“Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, e afërmja e viktimës: Policia të gjej vajzën

Aktualitet

“Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri.


Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari Nertil Buzi dyshohet se shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij dhe qëlloi me armë ndaj familjarëve të saj. Si pasojë e sulmit humbi jetën 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori dyshohet se mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Autoritetet kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.


Një e afërme e familjes është shprehur se familjarët ndihen të frikësuar, duke shprehur shqetësimin se mund të ndodhë një tjetër ngjarje e rëndë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“I trembemi një ngjarje tjetër. Se ku e ka çuar vajzën nuk e di. I dhunshëm ka qenë. Edhe në Tiranë i ka dalë me pistoletë. Vajza ka qenë studente për infermiere. Ai ndenji ca kohë në burg, pastaj arrest shtëpie. Vajza gjithmonë e kërcenuar ka qenë nga ai. Meraku më i madh është vajza që ndodhet në duart e tij. i bëj thirrje policisë ta kap sa më shpejt të na sjell vajzën“, thot e afërmja.

ME TE LEXUARAT